Foto: Urim Krasniqi/KALLXO.com

1 mijë 393 raste aktive me Covid-19 në Kosovë

Mbi 14 mijë persona janë shëruar nga Covid-19 në Kosovë. Kurse, 1 mijë e 393 raste janë aktive me Covid-19. ‘’Numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 14.561 raste, kurse numri i rasteve aktive është 1 mijë 393’’, njofton Instituti Kombëtarë i Shëndetësisë Publike të Kosovës.

Gjatë 24 orëve të fundit kanë vdekur dy persona, të cilët ishin të prekur me Covid-19, ndërsa, janë konfirmuar 104 raste të reja, derisa janë shëruar 42 persona.

Që nga muaji mars kur janë paraqitur dy rastet e para pozitive me koronavirus, e deri tani numri total i rasteve është 16 mijë e 606 raste nga 78 mijë e 161 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2. Në Kosovë nga Covid-19 deri tani kanë vdekur 652 pacientë./21Media