Concept. Old style alarm clock

Franca heq nga përdorimi 'orën me zë' pas 89 vitesh

Franca, vendi i parë që prezantoi një ‘orë me zë’ që informonte të interesuarit për orën e saktë, e çaktivizoi shërbimin mesnatën e së enjtes pas 89 vitesh.

Kompania shtetërore e telefonisë e anuloi shërbimin e kohës së saktë, që kushtonte 1.50 euro për telefonatë, pasi nuk kishte interes për të në epokën e telefonave inteligjentë.

Ishte krejtësisht ndryshe në vitin 1933, kur ora e parë automatike e zërit u prezantua në Observatorin e Parisit, një qendër kërkimore astronomike.

Njëzet linja telefonike morën 140,000 telefonata, prej të cilave vetëm 20,000 mund të përgjigjen për shkak të teknologjisë së kohës.

Përpara se të prezantohej ‘ora me zë, stafi duhej t’u përgjigjej personalisht pyetjeve se sa ishte ora në linjën telefonike të observatorit.

Teknologjia është përmirësuar me kalimin e kohës, që nga viti 1991 është lidhur me orën atomike në observator dhe mund të vazhdojë kështu deri në vitin 2085 pa asnjë investim shtesë.

Megjithatë, shërbimi ende ofrohet në vende të tjera. Në Gjermani, për shembull, Telekom Deutschland thotë se telefonatat janë ende shumë të njohura, veçanërisht në ditët kur ora ndryshon nga vera në dimër ose anasjelltas./Dnevnik.hr

Përgatiti: Nuhi Shala