Foto: 3bmeteo.com

Data e sotme që lexohet njësoj nga të dyja anët

Një Ditë Palindromike ndodh kur data mund të lexohet në të njëjtën mënyrë si nga prapa ashtu dhe nga përpara.

Për shkak se formatet e datave ndryshojnë nga një vend në tjetrin, jo të gjitha datat që konsiderohen palindromike në një lloj format të datave janë palindrome në një format tjetër, raporton Timeanddate.com.

Për shembull, 2 shkurt 2020 ose 02-02-2020 është palindromike në formatet mm-dd-vvvv dhe dd-mm-vvvv, por nuk është palindromike nëse e shkruani datën si m-dd-vvvv ( 2-02-2020) ose si vvvv-mm-dd (2020-02-02).

Ditët palindromike në vitet 2020-2021 duke u bazuar në formatin që shkruhen datat në vendin tonë janë:

  • 2 shkurt, 2020 (02-02-2020)
  • 12 shkurt, 2021 (12-02-2021)

Disa data Palindromike janë të rralla

Në varësi të formateve të datave, datat palindromike mund të jenë të rralla.

Aziz S. Inan, një profesor i inxhinierisë elektrike në Universitetin e Portlandit, ka llogaritur se në formatin mm-dd-vvvv, Ditët Palindromike kanë tendencë të ndodhin vetëm në shekujt e parë të çdo mijëvjeçari (1000 vjet).

Data e fundit palindromike në mijëvjeçarin e dytë (vitet 1001 deri 2000) në këtë format ishte 31 gusht 1380 ose 08-31-1380.

Sipas doktor Inan, në formatin mm-dd-vvvv, i pari prej 36 ditëve Palindromike në mijëvjeçarin aktual (1 janar 2001 deri më 31 dhjetor 3000) ishte 2 tetori 2001 (10-02-2001) dhe dita e fundit e tillë do të jetë 22 shtator 2290 (09-22-2290).

Ka 12 ditë Palindromike në shekullin XXI në formatin mm-dd-vvvv. E para ishte në 2 tetor 2001 (10-02-2001) dhe e fundit do të jetë më 2 shtator 2090 (09-02-2090).

Në formatin dd-mm-vvvv, ekzistojnë 29 ditë Palindromike në shekullin aktual. E para ishte 10 shkurt 2001 (10-02-2001). E fundit është e veçantë – në vitin e brishtë, kur muaji mars do t’i ketë 29 ditë. 29 shkurt 2092 (29-02-2092) do të jetë dita e fundit Palindromike e shekullit 21.