Sisjel Xhafa dhe Arta Agani

Sislej Xhafa dhuron veprën më të mirë për Galerinë Kombëtare

Nga sot, Galeria Kombëtare e Kosovës në koleksionin e saj të veprave do të ketë edhe veprën “Pavijoni Klandestin, 1997”, të artist të njohur kosovar, Sislej Xhafa.

Veprën “Pavijoni Klandestin, 1997”, artisti Xhafa ia dhuroi fondit të veprave të Galerisë Kombëtare.

Por, vepra nuk do të ketë një ekspozim të përhershëm në GKK për shkak të mungesës së hapësirave për ekspozim, një problem me të cilën ballafaqohet GKK-ja.

Gjatë një konference të mbajtur sot për media, Sislej Xhafa dhe drejtoresha e GKK-së, Arta Agani kanë zyrtarizuar dhuratën duke nënshkruar edhe kontratën.

Xhafa e ka konsideruar si mjaft të rëndësishme dhurimin e një vepre, siç ka thënë ai për vendin e tij, gjeneratat e reja.

“Për mua ka qenë shumë e rëndësishme që të dhuroj një vepër për këtë galeri që të pasurohet, shpresojmë, në të ardhmen edhe me vepra të artistëve të rinj dhe ta kemi në koleksion të artit bashkëkohor”, ka thënë Xhafa.

Për drejtoreshën Agani vepra “Pavijoni Klandestin, 1997” është një prej veprave të njohura të Xhafës.

“Kjo vepër ishte e para e cila Xhafës i bëri vend të merituar në skenën ndërkombëtare të artit, duke qenë shumë vendimtare për karrierën e tij të mëtejshme si artist”, ka thënë Agani

Si Xhafa ashtu Agani kërkuan që edhe Kosova të ketë Muze të Arteve Bashkëkohore, për të mundësuar ekspozimin e rreth një mijë veprave të ndryshme të artit që vazhdojnë që qëndrojnë në depot e GKK-së.

“Shpeshojmë në një hapësirë më të madhe, në një vend më me dinjitet për ta parë dhe kuptuar koleksionin e galerisë. Koleksioni i GKK-së sa di unë është i njëfarë, se shumë është parë, apo unë s’kam pa shumë”, ka thënë Xhafa, duke pasur parasysh se koleksioni i kësaj galerie ekspozohet herë pas here dhe kryesisht në ekspozita tematike.

Xhafa është prezantuar me veprën (peformacë e paautorizuar) gjatë Edicionit të 47 të Bienales së Venedikut, në Pavijonin shqiptar klandestin.

Sisjel Xhafa
Sisjel Xhafa dhe Arta Agani
“Pavijoni Klandestin, 1997”