Foto: Facebook

Arta Agani ndër më të pasurat në MKRS

Drejtoresha e Galerisë Kombëtare të Kosovës, Arta Agani,  po del të jetë një prej zyrtarëve më të pasur të Ministrisë së Kulturës.

Në regjistrin e deklarimit të pasurisë në Agjencisë Kundër Korrupsion, Agani ka deklaruar pasuri milionëshe në pronësi bashkëshortit dhe përveç pagës si drejtoreshë e GKK-së, ajo merre dhe një pagë nga Akademinë “Evolucion”.

Drejtoresha Agani ka deklaruar një banës në emër të bashkëshortit prej 140.00, m2, blerë më 1996, në vlerë prej 95,000.00 eurove. Si pasur të paluajtshme Agani ka deklaruare dhe një  parcelë- tokë 13.56 m2, blerë 2015, në vlerë  271, 000.00 eurove, po në emër të bashkëshortit.

Ndërsa sa i prektë pasurisë së luajtshme drejtoresha Agani ka deklaruar se posedon një makinë në vlerë prej 10, 000. 00 eurove. Edhe këtë në emër të bashkëshortit blerë më 2010.

Ndërkaq sa u prektë aksioneve drejtoreshës Agani nuk qëndron keq. Ajo në emër të saj ka deklaruar se posedon 100 % të aksioneve në  Hexagon Health.

Ndërsa në emër të bashkëshortit ka deklaruar:  34.00 % të aksioneve në Kompaninë Agani LTD SHPK,e vlerësuar në kapital prej  910,000.00, eurove; 25.00 % të aksioneve të Kompanisë International Med Assist LTD, e vlerësuar në kapital prej 10,000.00 eurove;  25.00 % të aksioneve në Spitali Europian Ortopedik “Royal”,  vlerësuar në kapital prej  10,000,000.00 eurove. Posedim të aksioneve në emër të bashkëshortit Agani ka paraqitur edhe në kompaninë  Bel Meduc, kapitali,  40,000.00 eurove, po pa cekur përqindjen e aksioneve.

Ndërkaq ka deklaruar 13 mijë euro para të gatshme në NLB Prishtinë 13,000.00 eurove në bashkëshortit.

Drejtoresha Agani ka deklaruar mbi 700 mijë euro detyrime financiare ndaj institucioneve bankare në emër të bashkëshortit.

Kredi biznesi në vlerë prej 34,953.00 euro me kohëzgjatje 36 muaj ndaj BPB Royal; 100 mijë euro detyrim ndaj IS Bank, OVD, me kohë zgjatje prej 12 muajve; 124. 351 euro detyrim për kredi biznesi ndaj RBKO në kohëzgjatje  36 muaj; 27. 859 00 eurove detyrim për kredi biznesi ndaj  TEB-it në kohë zgjatje prej 36 muaj; 15,000.00 euro detyrim për kredi privat ndaj TEB-it në kohëzgjatje prej 36 muaj; 350,000.00 detyrim ndaj BKT, (100000+250000) KB me kohëzgjatje 36 muaj.

Si detyrim ndaj RLKO Lizing në kohëzgjatje 36 muaj Agani ka deklaruar 9,040.00 euro, në emër të bashkëshortit;  10,680.00 euro detyrim ndaj RLKO,  Lizing me kohëzgjatje prej 36 muaj dhe  45,000.00 euro detyrime ndaj TEB-it (25000+20000) me kohëzgjatje 36 muaj+34 muaj.

Ndërsa si të hyrja mujore drejtoreshë Agani ka deklaruar pagën prej 616.59 eurove si drejtoreshë e GKK-së dhe pagën prej 500 eurove nga Akademia Evolucion, kurse në emër të bashkëshortit ka deklaruar hyrave prej 18,000.00 eurove.

Dokumenti:

https://akk-ks.org/assets/cms/uploads/files/Deklarimi%20i%20Pasurise/Deklarimet/declaration/2019/Qeveria/Ministria%20e%20Kulture%CC%88s%2C%20Rinise%CC%88%20dhe%20Sportit/Arta%20Agani.pdf