Komuna e Prishtinës organizon performancë muzikore me Sabri Fejzullahun

Komuna  e Prishtinës do të organizojë një performancë muzikore me Sabri Fejzullahu, e titulluar, ‘Sabri Fejzullahu i këndon Prishtinës’, kjo performancë do të transmetohet live nesër nga ora 20:30 në të gjitha platformat sociale të Komunës, Gjirafa Video dhe në TV Klan Kosova.

Përmes një njoftimi në Facebook, Komuna e Prishtinës ka bërë të ditur se nesër mbrëma Komuna në bashkëpunim edhe më Klan Kosova, Gjirafa dhe Plisat, sjellin performancën e drejtpërdrejt të kantautorit të mirënjohur prishtinas, Sabri Fejzullahu.

Ndërkaq në piano, sipas Komunës do të përformojë Fatjon Miftari.

“Komuna e Prishtinës në bashkëpunim me Klan Kosova, Gjirafa dhe Plisat, sjellin për ju performancën e drejtpërdrejt të kantautorit të mirënjohur prishtinas, të madhit Sabri Fejzullahu. Kjo ngjarje muzikore do të transmetohet drejtpërdrejt në televizionin Klan Kosova, në Gjirafa Video si dhe në të gjitha platformat e rrjeteve sociale të Komunës së Prishtinës”, thuhet në njoftimin Komunës.