Javën e ardhshme mbahet prezantimi i filmave dhe videove të artistëve italianë

Për tri ditë me radhë, duke filluar nga 28 deri më 30 tetor 2019, në Fakultetin e Arteve të Universitetit të Prishtinës, “Hasan Prishtina” në Prishtinë, do të mbahet prezantimi i filmave dhe videove të artistëve italianë të viteve të ’60-ta të shekullit të kaluar, “Ekrane përballë” (Doppio schermo).

Prezantimi i këtyre filmave është organizuar nga  Galeria Kombëtare e Kosovës, Instituti italian për Kulturë dhe Ambasada Italiane në Prishtinë, në bashkëpunim me Fakultetin e Arteve të UP-së.

Projeksioni “Ekrane përballë” është kuruar nga  Bruno Di Marino, ndërsa prezantimi i filmave në FA të UP-së për tri ditë me radhe fillon nga ora 15:00.

Në përfundim të këtij projeksioni pjesëmarrësit në këtë event do të bëjë edhe një vizitë në Galerinë Kombëtare.