Dua Lipa dhe plani i saj për ta dominuar botën

Në një intervistë për televizionin amerikan CBS News, pop ylli botëror, Dua Lipa, flet për suksesin e saj botëror, sfidat me të cilat është përballur gjatë lansimit të albumit të saj të dytë marrë parasysh bllokadën nga pandemia si dhe për rrugëtimin e saj të vështirë për t’u bërë ajo që është sot. 

 

“E kam nisë pak si me hajgare duke thanë se, ok, kam vendosë ta dominoj botën, ky është plani im.”

Me gjasë, plani i pop yllit për “dominimin e botës” nuk kishte qenë bash edhe punë shakaje. Albumi i saj debitues është transmetuar më shumë se 7 miliardë herë në Spotify. Ky album asaj i dha po ashtu edhe dy çmime Grammy. 

Dhe, javën e kaluar, 25 vjeçarja mori edhe edhe një mori nominimesh tjera për albumin e saj të dytë të titulluar “Future Nostalgia” të lëshuar pikërisht në kohën kur masat bllokuese të Koronavirusit kishin filluar. 

“U shfaqët me këtë album që është përplot hite me vallëzim. E megjithatë, shumë njerëz janë bllokuar nëpër shtëpitë e tyre gjatë kësaj pandemie” ishte pyetja e korrespondentës, Roxana Saberi, për pop yllin botëror ndërkohë Dua u përgjigj,” 

“Dua të them, kurrë nuk kam menduar se do të duhej të dilja me një album gjatë një kohe të tillë dhe do të gënjeja nëse do të thosha se nuk kisha frikë të dal me këtë album.”

Dua Lipa

Në vend të përformimit të hitit të saj diku live nëpër botë ashtu siç kishte qenë plani, këngëtarja ka qenë e bllokuar në shtëpi shumicën e kohës, ashtu siç ishim të gjithë ne. 

Saberi i përkujton asaj pranverën e saj të fundit, ndërkohë që ishte nën masa të bllokadës në Londër. “Përpiqem dhe, sapo zgjohem, bëj stërvitje”, deklaroi Lipa. “Lexoj librin tim, një darkë të hershme dhe, aha, shikoj filmin.” 

Pasi që pandemia ia shtyri turneun e saj botëror për herë të dytë, Lipa doli me diçka edhe më të mirë: duke u izoluar me një ekip të vallëtarëve dhe muzikantëve, duke bërë prova për një përformancë virtuale me transmetim të drejtpërdrejtë (live).

“Të gjithë ne duhet të bëhemi bashkë në një ambient shumë të sigurt,” tha ajo. “Dhe kjo është ndoshta diçka shumë më afër një performance të cilën mund ta bëjmë në këtë kohë.”

Më shumë se pesë milionë adhurues të Lipas ishin pjesë online e kësaj performance.

Lipa ka performuar qysh kur ishte fëmijë. Edhe emri i saj tingëllon tamam i zgjedhur si me dorë për një yll të muzikës pop. Në fakt Dua është shqiptare. Prindërit e saj janë kosovarë-shqiptarë të cilët ikën nga vei ndi tyre i shkatërruar nga lufta në vitet 1990.

Dua Lipa ka lindur në Angli mirëpo familja e saj është kthyer në Kosovë kur ajo ishte vetëm 11 vjeçare. 

“Ndikimi i luftës, është shkatërrues, dhe unë me të vërtetë u lidha shumë me prejardhjen time dhe fillova t’i kuptoja gjërat në një mënyrë krejt tjetër”, deklaroi ajo.

Vitin e kaluar ajo udhëtoi në Liban me UNICEF-in, për të zgjuar vëmendjen për fëmijët e zhvendosur nga lufta në Siri. “Unë me të vërtetë e ndjeva atë ndryshim, duke u ndjerë sikur të isha pjesë e dy vende në të njëjtën kohë,” tha ajo.

Në moshën 15 vjeçare Dua Lipa u kthye në Londër: “Ndjehesha sikur dëshiroja të këndoja, por doja ta bëja këtë gjë në nivel botëror. Më duhet të kthehem aty ku filloi e tëra.” 

Ajo i bindi prindërit e saj, Dukagjinin dhe Anesën, që ta linin të shkonte kthehej si e vetme në Angli, ndërkohë që ata qëndruan në Kosovë. 

“Si shkoi ajo bisedë?” pyet Saberi Dukagjinin.

“Një bisedë e bërë kryesisht në një drejtim,” përgjigjet Dukagjini.

“Edhe unë mendoj se ajo planifikoi të ndodhte e gjithë kjo gjë,” shton e ëma e Duas, Anesa. “Ky ishte fati i saj, po.”

Ndërkohë Dua shton: “Unë jam mjaft bindëse, në mënyrë të qartë! Reagimi i prindërve të mi ishte thjesht, si,”Çfarë je duke bërë? A je i sigurt se kjo është ajo që dëshiron të bësh? ” Dhe përgjigjia ime ishte tamam e tillë si, ‘Po, unë thjesht do të vazhdoj tutje’ “.

Në moshën 21 vjeçare, hiti i saj “Neë Rules”, një himn për fuqizimin e grave, doli të jetë vendimtar që Lipa të bëhej e famshme:

“Padyshim që unë ëndërroja që ky hit të dilte i suksesshëm”, tha Lipa. “Kurrë nuk kam menduar se kjo do të ndodhte me albumin tim të parë. Me të vërtetë, i ka tejkaluar plotësisht të gjitha pritjet e mia.”

Por më pas edhe dita për ta jetuar atë sukses të hershëm erdhi: “Shumë njerëz, ose të paktën sipas mendimit tim, shumë njerëz më bënë të ndihesha sikur isha paksa e padenjë për këtë album apo diçka kësisoji”.

“A kishit më shumë presion për faktin se ishit një grua e re?” pyet Saberi.

“100 përqind. Si një artiste femër, veçanërisht në zhanrin pop, njerëzit menjëherë mendojnë se jeni të fabrikuar, se nuk je vetvetja. Askush nuk beson se ju i shkruani vetë tekstet e këtyre këto këngëve. Jam përballur pothuajse me shumë kritika në lidhje me, si, çfarë vesh, çfarë po bëj, si duket performanca, si po kërcej, si po këndoj, nëse po këndoj “.

“Atëherë, si jeni përballur me krejt këtë presion?” shton tutje Saberi.

“Kishte të bënte me bërjen e një albumi i cili shërbeu si një formë arratisjeje,” tha Lipa. “Unë me të vërtetë doja të barrikadohesha në këtë industri dhe t’u tregoja njerëzve se kjo e arritur imja nuk është, thjesht, një gjë e që është bërë vetëm për një herë”.

Përgatiti: Nuhi Shala