array(1) {
  [0]=>
  array(4) {
    ["archive_color"]=>
    string(7) "#B9D156"
    ["menu_attr"]=>
    string(11) "Krypometër"
    ["main_title"]=>
    string(11) "Krypometër"
    ["custom_item"]=>
    string(8) "?level=4"
  }
}

Video e rreme për luftimet në Ukrainë

Deklarata

“Situatë dramatike në Donbas të Ukrainës, Rusia nis operacionin ushtarak”, thuhet në mbishkrimin e videos së publikuar.

Situatë dramatike në Donbas të Ukrainës, Rusia nis operacionin ushtarak

Vlerësimi

Rrenë

Video e publikuar nga disa portale në Kosovë është e rreme dhe nuk është bërë në Ukrainë. Kjo video është e publikuar në rrjetet sociale dhe në internet në maj të vitit 2020.

Artikulli

Mediat në Kosovë e kanë publikuar një video duke e titulluar: Situatë dramatike në Donbas të Ukrainës, Rusia nis operacionin ushtarak”.

Ky lajm është publikuar nga portalet ‘Gazeta Plisi’, ‘Vatra’ apo ‘KosovaLive’ gjatë ditës së djeshme. Në videon e publikuar shihen disa avion luftarak duke fluturuar.

Në përshkrimin e videos portalet kanë shkruar se avionët janë të Rusisë dhe kanë qenë duke fluturuar në rajonin e Dunbasit në Ukrainë.

Në fakt videoja nuk ka lidhje fare me luftën në Ukrainë, por që është e publikuar në rrjetet sociale dhe në internet në maj të vitit 2020, ndërsa këto portale e kanë shpërndarë kinse është e luftës në Ukrainë.