array(1) {
  [0]=>
  array(4) {
    ["archive_color"]=>
    string(7) "#B9D156"
    ["menu_attr"]=>
    string(11) "Krypometër"
    ["main_title"]=>
    string(11) "Krypometër"
    ["custom_item"]=>
    string(8) "?level=4"
  }
}

Lajm i rremë: Publikohen fotografi të viteve të kaluara të presidentit ukrainas

Deklarata

Presidenti i Ukrainës, Zelensky vesh uniformën ushtarake – ai po shihet si inspirim për ushtarët ukrainas.

Media

Vlerësimi

Rrenë

Mediat në Kosovë kanë publikuar fotografi të presidentit të Ukrainës, Volodymyr Zelensky, të bëra viteve të kaluara duke i prezentuar si fotografi të bëra pas sulmeve të Rusisë në këtë shtet. Por, këto fotografi nuk janë bërë në vitin 2022 gjatë luftimeve në mes të Rusisë dhe Ukrainës. Fotografitë janë realizuar ndër vite nëpër rajonet të Ukrainës në vijën kufitare me Rusinë në të cilat kishte konflikte nga viti 2014 e deri më tash.

Artikulli

Mediat në Kosovë si ‘Shqip.com’, ‘Sinjali’, ‘GazetaBlic’ apo ‘Shqiptarepress’, kanë publikuar fotografi të presidentit ukrainas Volodymyr Zelensky të vitit 2019 dhe të 2021, duke pretenduar se janë fotografi gjatë fazës së fillimit të luftës në mes të Ukrainës dhe Rusisë.

“Presidenti i Ukrainës, Zelensky vesh uniformën ushtarake – ai po shihet si inspirim për ushtarët ukrainas”, është mbishkrimi që GazetaBlic dhe Shqiptarepress kanë vendosur për një fotografi të Zelenskyt.

Në fakt, fotografia e përdorur është e vitit 2019, kur Zelensky pasi kishte marrë detyrën si president, kishte vizituar trupat e ushtrisë ukarinase në rajonin e Donbasit, në Ukrainën Lindore.

Ndërsa Shqip.com duke përdorur të njëjtën fotografi të vitit 2019 ka shkruar ‘Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky i veshur me uniformë ushtarake duke i japur motive ushtarëve ukrainas’.

Në të njëjtin postim, ky portal ka publikuar një fotografi të Zelenskyt, të vitit 2021.

Kurse portali Sinjali ka përdorur një fotografi të presidentit ukrainas, Zelensky të vitit 2019, derisa kishte vizituar vendin Zolote, aty ku ishin trupat ushtarake ukrainase.

“Presidenti i Ukrainës, Zelensky drejtuar liderëve botëror: Kjo ndoshta mund të jetë hera e fundit që më shihni të gjallë”, thuhet në mbishkrimin e vendosur në këtë fotografi, nga ky portal.