Kontrollimi i fakteve të BIRN: A është ‘marrëveshja’ Kosovë-Serbi po aq e vlefshme sa letra në të cilën është shkruar?

Duket se ka pak detyrim ndaj dokumenteve të nënshkruara nga Kosova dhe Serbia në Shtëpinë e Bardhë.

Shtetet e Bashkuara e cilësuan si ‘historike’ mirëpo implementimi i marrëveshjes së ndërmjetësuar nga Shtëpia e Bardhë këtë muaj ndërmjet Serbisë dhe Kosovës mbetet një qështje e vullnetit politik.

Shumica e pikave të dakorduara nuk janë detyruese për faktin se nuk ka një udhëzues se si apo nga kush do të duhej të implementoheshin. 

Marrëveshjet përbëhehet nga 16 pika, të ndërlidhura kryesisht me bashkëpunimin ekonomik, lidhjet hekurudhore dhe tranzitore – përfshirë fluturimin e parë midis Prishtinës dhe Beogradit pas 21 vjetësh – njohja e ndërsjellë e diplomave, zotimi për t’u bashkuar me një zonë të diskutueshme ballkanike të mini-Shengenit, një moratorium një vjeçar mbi lobimin serb tek shtetet për çnjohjen e Kosovës dhe pezullimi i përpjekjeve të Kosovës për t’u antarësuar në organizatat ndërkombëtare.

Vetëm njëra prej pikave ka në vete një afat kohor – zhvendosjen e Ambasadës së Serbisë në Izrael.

Përndryshe, marrëveshja nuk e specifikon se kur hyn në fuqi e as nëse kërkohet ratifikimi nga parlamentet e të dye vendeve, për të cilën, në rastin e Serbisë, ligji vendor thotë se duhet të ratifikohet. 

Para takimit në Shtëpinë e Bardhë, ekspertët kanë thënë për BIRN se fati i çfarëdo marrëveshjeje për “normalizim ekonomik” përfundimisht do të varej nga konsensusi i një takimi politik, diçka që është ende larg.

[ads_color_box color_background=”#eee” color_text=”#444″]

Iniciativa “Mini-Shengen”

Të dyja palët dakordohen për tu bashkuar në iniciativën e “Mini-Shengenit” për të vendosur lëvizjën e lirë të njerëzve, mallrave, shërbimeve dhe kapitalit ndërmjet vendeve të Ballkanit Përendimor.

Iniciativa e bërë publike në tetorin e vitit 2019, supozohej të operacionalizohej në vitin 2021. Për shkak të marrëdhënieve të pazgjidhura me Serbinë, Kosova më herët e kishte refuzuar ftesën për t’iu bashkuar kësaj iniciative.

Përderisa ideja për krijimin e një “bashkimi” ekonomik daton që nga dekada e parë e viteve 2000, ideja ishte ripërtrirë vitin e kaluar kur Vuçiq dhe kryeministrat e Shqipërisë dhe Maqedonisë Veriore nënshkruan deklaratën e zotimit. 

Shumë e kanë mirëpritur idenë por shumë të tjerë kanë ngritur shqetësimet e tyre lidhur me rolin e Serbisë në këtë iniciativë si dhe mundësinë se mund të jetë si zëvendësues për anëtarësim në BE.

Që kjo iniciativë të jetë funksionale, të gjashtë vendet e Ballkanit Përendimor duhen t’i bashkohen. E ardhmja e kësaj iniciative mbetet e paqartë, për faktin se takimet për këtë qështje të planifikuar janë shtyrë për shkak të pandemisë Covid-19. Mali i Zi pret akoma të bëhet pjesë e kësaj ideje. [/ads_color_box]

Kush me kë nënshkroi?

Edhe Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, edhe kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, i kanë nënshkruar dokumentet e titulluara “Normalizimi Ekonomik”, por të cilat nuk ishin të njëjtat.

Kopja e marrëveshjes për Serbinë, në pikën e fundit ka të bëjë me zhvendosjen e ambasadës së Serbisë, ndërkohë që kopja e marrëveshjes për Kosovën i referohet njohjes reciproke të Kosovës me Serbinë. 

Ndërkohë, presidenti Donald Trump, ka nënshkruar vetëm  në deklaratë të “mirëpritjes”.

Prandaj, mbetet e paqartë nëse Serbia dhe Kosova kanë nënshkruar marrëveshje me njëra-tjetren, me SH.B.A., apo me këdo tjetër.

Vuçiqi i Serbisë, duke qenë nën presionin në vendin e tij për të mos u parë se ‘po e njeh’ Kosovën, tha se kjo përbënte një “shkëmbim letrash të zotimeve” ndërmjet Serbisë dhe SH.B.A.

“Ne në thelb kemi bërë një shkëmbim të letrave të zotimeve me Shtetet e Bashkuara, por, për të qenë të drejtë, ne shumë mirë jemi në dijeni të përmbajtjes që kanë nënshkruar shqiptarët. Ne kemi biseduar me ta për këtë në prani të palës amerikane,” deklaroi Vuçiq për televizionin Pink.

Letrat mbi Zotimet, ose LOI, janë një mekanizëm me të cilin palët në një marrëveshje i japin njëri-tjetrit siguri për objektivat e tyre. Ato ofrojnë udhëzime strategjike se si mund të bëhet një marrëveshje.

Letrat mbi Zotimet janë në përgjithësi jodetyruese në brendinë e tyre megjithatë mund t’i përmbajnë disa dispozita aty.

Një Letër mbi Zotimet ndonjëherë mund të interpretohet nga Gjykata si detyruese nëse ka një ngjashmëri të madhe me një kontratë zyrtare dhe nuk përmban mohime të qarta.

Traktati, në anën tjetër, është një marrëveshje ligjërisht e detyrueshme ndërmjet shteteve.

Milos Hrnjaz, asistent profesor i së drejtës ndërkombëtare në Universitetin e Beogradit, tha se bazuar në informacionin e disponueshëm dokumentet e nënshkruara në Zyrën Ovale nuk përfaqësojnë një traktat ndërkombëtar, që do të thotë se ato nuk kanë forcë detyruese për Shtetet e Bashkuara, Kosovën, ose Serbinë.

“Në atë vlerësim, nuk figuron emri i këtyre dokumenteve që është thelbësor apo edhe fakti që nënshkrimet janë në dokumente të ndryshme, por i gjithë konteksti në të cilin janë bërë dhe nënshkruar dokumentet,” tha Hrnjaz për BIRN. [ads_color_box color_background=”#eee” color_text=”#444″]

Izraeli

Afati i vetëm i përcaktuar, në kopjen serbe, ka të bëjë me marrëveshjen e Jeruzalemit dhe Serbisë për të hapur një zyrë komerciale dhe një ministri të zyrës shtetërore në këtë qytet me 20 shtator, 2020 dhe për ta zhvendosur ambasadën e saj atje deri më 1 korrik të vitit 2021.

I pyetur lidhur me ambasadën, këshilltari i Vuçiq për media, Suzana Vasiljeviç, ka thënë për TV Prva të mërkurën se vendimi “nuk është final”.

 “Kjo u diskutua … Hapat e ardhshëm, natyrisht, do të diskutohen dhe gjithçka nga veprimet e Izraelit pastaj,” tha Vasiljeviç. “Ne nuk kemi pranuar asgjë deri më tani, asgjë nuk është nënshkruar,” tha ajo. “Ne do të shohim se si do të zhvillohet situata dhe si do të sillet Izraeli në të ardhmen kur bëhet fjalë për marrëdhëniet e tyre me Kosovën.”

BIRN kërkoi nga Vasiljeviç të sqaronte deklaratën e saj por nuk mori asnjë përgjigje.

Hapja e një zyre komerciale dhe “ministrisë së zyrës shtetërore” në Jeruzalem nuk vjen si befasi, pasi një gjë e tillë u bë e ditur me 1 Mars, 2020, kur Vuçiq iu drejtua mediave gjatë konferencës vjetore të Komitetit të Çështjeve Publike Amerikane – Izraelite, AIPAC, në Shtetet e Bashkuara.

Njoftimi lidhur me ambasadën, megjithatë, ishte një befasi dhe provokoi një reagim të ashpër nga BE, me të cilën Serbia është në negociata për t’u antarësuar. 

“Unë vetëm mund ta sjell ndërmend se pozicioni i BE-së për lëvizjen e ambasadave në Jeruzalem është shumë i njohur dhe nuk ka ndryshuar. Pra, nuk ka asnjë shtet anëtar të BE me një ambasadë në Jeruzalem,” ishte deklarata për  media të hënën nga zëdhënësi i Komisionit Evropian për çështjet e jashtme dhe politikat e sigurisë, Peter Stano.

“Serbia tashmë është duke negociuar antarësimin e saj. Prandaj Serbia pritet ti përafrojë në mënyrë progresive politikat e saj ndaj vendeve të treta me politikat e miratuara nga Bashkimi Evropian. Çdo hap diplomatik që mund ta vë në pikëpyetje pozicionin e përbashkët të BE-së për Jeruzalemin, është çështje që ngreh shqetësime serioze dhe keqardhjeje “.

[/ads_color_box]

A kanë marrë përsipër ndonjë zotim?

Dokumentet nuk përmendin mënyrën se si do të implementohen zotimet, nëse ka ndonjë zotim, dhe as nëse marrëveshja kërkon ratifikimin nga parlamentet e Kosovës apo Serbisë.

“Nuk përmendet fare mënyra përmes së cilës palët do të përmbushin atë që është shkruar në ato pika,” tha Hrnjaz. “Përmbajtja e disa pikave është mjaft e pasaktë dhe lë shumë hapësirë për interpretim. Nuk ka afat për shumicën e pikave. Nuk ka asnjë implementim të mekanizmit të kontrollit mbi implementimin. ”

Specifikat e vetme kanë të bëjnë me ndalimin e lobimit nga ana e Serbisë për të reduktuar numrin e vendeve që e njohin Kosovën, vetëpezullimin e përpjekjeve të Kosovës për t’iu bashkuar organizatave ndërkombëtare dhe çështjen e marrëdhënieve me Izraelin.

“Megjithëse edhe këto nuk janë të detyrueshme, Shtetet e Bashkuara dhe Izraeli mund, të paktën deri në zgjedhjet e SH.B.A., të këmbëngulin që ajo që është nënshkruar edhe të respektohet,” deklaroi Hrnjaz.

Në Serbi, marrëveshjet ndërkombëtare konfirmohen nga një “ligj i veçantë konfirmimi”. Sipas ligjit, ministria e jashtme duhet t’i dërgojë një projekt qeverisë i cili duhet ta përcjellë atë për shqyrtim nga parlamenti.

Qeveria e Serbisë është në detyrë (në largim), duke pasur parasysh se Partia e Progresit Serb e cila është në pushtet ende nuk ka formuar një qeveri të re, të fituar që nga zgjedhjet e Qershorit me një fitore në shkallë të gjërë. Ratifikimi i parlamentit duhet të jetë një formalitet, me kusht që parlamenti ta ketë një votim. Vuçiq ka premtuar se do t’i drejtohet parlamentit pas bisedimeve në Shtëpinë e Bardhë. [ads_color_box color_background=”#eee” color_text=”#444″]

‘Operatorët e dyshimtë’ të rrjetit 5G

Në Shtëpinë e Bardhë, Kosova dhe Serbia u zotuan të mos i përdorin furnizimet me pajisje nga “shitës të dyshimtë” në rrjetet e tyre telekomunikuese. Emri i asnjë kompanie nuk u përmend, mirëpo administrata Trump ka bërë fushatë ndërkombëtare për ta zbrapsur rolin e Kinës dhe Huawei-t në telekomunikacionin në Evropë.

Pika e nëntë e Marrëveshjes thotë: “Të dyja palët do ta ndalojnë përdorimin e pajisjeve 5G në rrjetet e tyre të komunikimit celular, e cila shpërndahet nga një shitës i paverifikuar. Në rast se pajisjet e tilla janë tashmë të pranishme, të dyja palët zotohen për largimin e tyre dhe për përpjekje tjera në ndërmjetësim për ta bërë këtë në kohën e duhur. “

Për shkak të pandemisë COVID-19, ankandi publik për spektrin 5G në Serbi është shtyrë për tremujorin e parë të vitit 2021. Huawei ka pasur një prani në Serbi për vite me radhë, duke rritur pjesëmarrjen e saj në projekte të mëdha në dy vitet e fundit. Kompania ka një kontratë prej 150 milion eurosh me kompaninë Telekom e cila është në pronësi të shtetit serb për prokurimin e pajisjeve, shërbimeve dhe punëve për modernizimin e rrjetit tokësor dhe gjithashtu është emëruar si partner në zhvillimin e rrjetit 5G me kompaninë Telenor e cila është në pronësi private.

Për më tepër, përfaqësuesit e Huawei dhe ministria e brendshme Serbe kanë një ‘marrëveshje partneriteti strategjik’ për futjen e teknologjisë dhe solucionit eLTE për ‘Qytet të Sigurt’ (Safe City) në sistemet e sigurisë publike, i cili hapi dyert për një sistem mbikëqyrjeje masive që do të instalohet në kryeqytetin e Serbisë.

Bazuar në përgjigjien e ministrisë së brendshme dhënë për Radion Evropa e Lirë, detajet e marrëveshjes janë sekrete. Në vitin 2019, Ministria e Turizmit, Tregtisë dhe Telekomunikacionit nënshkroi me Huawei një Memorandum Mirëkuptimi për projektin “Smart Cities” (Qytetet e Mençura).

E njëjta ministri ka nënshkruar me Huawein një marrëveshje partneriteti strategjik për zhvillimin e rrjetit me shpejtësi të madhe në Serbi në vitin 2017. Mirëpo, ministri tha se marrëveshja në Shtëpinë e Bardhë nuk kishte asnjë efekt në një bashkëpunim të tillë.

“Republika e Serbisë, d.m.th. Qeveria e RS, nuk ka blerë kurrë pajisje për operatorët, as për rrjetin tokësor e as për atë celular, kështu që nuk do ta bëjë as për 5G,” i tha ministria BIRN. “Marrëveshjet e nënshkruara me Huawei i referohen vetëm zgjidhjeve teknologjike për nevojat e organeve shtetërore, dhe jo për sistemet e lëvizshme publike.” [/ads_color_box]