Dardan Molliqaj - Foto: Facebook/DardanMolliqaj

Dardan Molliqaj: Shteti duhet të çlirohet nga kriminelët

Deputete i PSD-së, Dardan Molliqaj ka shkruar se afera “Pronto” kishte faktuar atë që tashmë e dinim: sistemi i drejtësisë dhe shteti në përgjithësi janë kapur nga një grup kriminel që po drejton pushtetin.

“Afera “Pronto” kishte faktuar atë që tashmë e dinim: sistemi i drejtësisë dhe shteti në përgjithësi janë kapur nga një grup kriminel që po drejton pushtetin. Rasti i fundit i manipulimit me listat e veteranëve, e pastaj i kërcënimit të prokurorëve që tentuan ta zbardhin këtë manipulim, tregoi sërish këtë të vërtetë.

Në Kosovë nuk do të ketë drejtësi pa çlirimin e shtetit nga kriminelët që e kanë kapur. E çlirimi i shtetit do të ndodh vetëm pas një angazhimi gjithëshoqëror për një model të ri qeverisje me drejtim të ndryshëm politik dhe socioekonomik”, ka shkruar Molliqaj në Facebook