Emirjeta Vllahiu i është bashkuar ekipit të KALLXO.com në korrik të vitit 2018. Fillimisht është angazhuar si gazetare praktikante, ndërsa aktualisht është gazetare juniore.
Ajo ka diplomuar për Gazetari në Universitetin e Prishtinës “Hasan Prishtina”, ndërsa tani është në përfundim të studimeve Master për Gazetari dhe Marrëdhënie me Publikun, në të njëjtin universitet. Para se t’i bashkohej BIRN-it, Emirjeta ka punuar si gazetare në portalin informativ “AktivPress”.
Fushat të cilat i mbulon janë kryesisht zhvillimet politike në vend si dhe shfaq interesim për hulumtime në tema sociale, duke mos i anashkaluar as raportimet në sektorë të tjerë, përfshirë edhe ngjarjet ditore.
Emirjeta është shpërblyer me “Çmim vjetor 2018 në mbrojtje të fëmijëve” nga Koalicioni i OJQ-ve për Mbrojtjen e Fëmijëve (KOMF).