Ilustrim: Naser Fejza

Moti sot në Kosovë

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës, ka njoftuar se këtë javë në vend do të ketë mot të ndryshueshëm.

Sipas njoftimit, sot (e hënë) do të ketë mot të vranët dhe me intervale me diell.

“Gjatë ditës parashihen riga shiu dhe shkarkime rrufesh” – thuhet në njoftim.

IHMK thekson se temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 9-12 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 19-25 gradë Celsius.