Artikull i sponsoruar nga Swinto

Swinto - platforma që po ofron shërbime financiare pa asnjë komision për përdoruesin

Në kohën kur shërbimet financiare në vend janë të kushtueshme ose të paqasshme për disa segmente shoqërore, Swinto ka lansuar platformën e saj. Swinto nuk është vetëm gjithpërfshirëse, por edhe pa kosto për përdorim.

Swinto është një kompani e regjistruar në Kosovë, e cila është themeluar në vitin 2018 nga një grup bankierësh dhe ekspertësh të teknologjisë, shqiptarë nga Zvicra dhe Mbretëria e Bashkuar, për të ofruar zgjidhje financiare për klientët e saj, si në Zvicër e Kosovë ashtu edhe vende të tjera.

Swinto ofron shërbimet e saj nëpërmjet një platforme financiare eksluzivisht mobile, shumica nga to pa asnjë kosto për klientin.

Për shembull, ndryshe nga shumë institucione të tjera, Swinto ofron hapjen e llogarisë pa asnjë pagesë, e cila gjithashtu nuk ka kosto mujore.

Në anën tjetër, jo vetëm hapja dhe mirëmbajtja e llogarisë janë pa pagesë, ashtu janë edhe pagesat përmes QR Code në rrjetin e tregtarëve të cilët janë pjesë e ekosistemit Swinto.

Në anën tjetër, dy nga shërbimet të cilat për konsumatorin kushtojnë minimalisht, janë tërheqja dhe deponimi i parasë së gatshme. Për më tepër, platforma në fjalë ofron edhe këmbime valutash me norma të volitshme në Euro, Franga Zvicerane, Paund Britanik ose Dollar Amerikan.

Për të gjitha këto shërbime për klientët kosovarë, Swinto është licensuar nga Banka Qendrore e Kosovës.

Swinto poashtu operon edhe në Zvicër dhe i ofron klientëve të saj llogari të plotë bankare si dhe një Mastercard, edhe këto pa kosto për klientin. Së shpejti, Swinto lansohet edhe në hapësira të tjera të Bashkimit Europian dhe Ballkanit Perëndimor.

Bashkëthemeluesi dhe njëkohësisht dhe CTO i Swinto, Z. Ulpian Morina, thekson se “kompania e ndjek vizionin e saj duke u bazuar në disa parime fundamentale, siç janë: zhvillimi dhe ofrimi i një produkti të shkëlqyer, fokusimi në inovacion teknologjik e financiar si dhe thjeshtësia në vend të kompleksitetit”.

Ulpian Morina – SWINTO

Për shkak të gamës së gjerë të përdoruesve dhe në mënyrë që aplikacioni të jetë i përshtatshëm për të gjithë, është krijuar një ekosistem financiar që ofron benefite për secilin individ dhe secilin biznes që vendosë të bashkëpunojë me Swinto, mirëpo në anën tjetër, ndër parimet themelore të kompanisë është edhe gjithpërfshirja financiare, që në fund sjell benefite për gjithë shoqërinë.

Driton Hetemi, përfaqësues i degës së kompanisë në Kosovë, thotë se “Motivi për dizajnimin e një aplikacioni të tillë financiar, ka ardhur si rezultat i asaj që ende ka klientë që përdorin para në dorë dhe vizitojnë degët e bankave personalisht për të kryer punë, ose ka edhe individë të tjerë që nuk kanë ende qasje në shërbime financiare, përkundër dëshirës dhe nevojës së tyre. E këtu hyjnë kryesisht gratë, të cilat në një masë të madhe nuk janë të përfshira në tregun financiar, meqë të njejtat ose nuk punojnë, ose punojnë në tregun joformal të punës, duke u paguar shumë pak e duke mos përballuar koston e mirëmbajtjes së një llogarie për menaxhim financash, e këtu hyn Swinto, si institucion që ofron qasje të përballueshme për të gjithë pa dallim”.

Driton Hetemi – SWINTO

Potenciali i Kosovës për zhvillim në fushën e teknologjisë informative, është i jashtëzakonishëm dhe çdo ditë po lulëzon e po zhvillohet. Kësaj udhe, natyrisht i bashkangjitet Swinto, si inovacion i pamohueshëm në industrinë financiare, i cili krijon dhe mirëmban lidhje të ngushta në komunikimin financiar midis Kosovës dhe Mërgatës, mirëpo edhe ofron qasje në financa për të githë, në një mënyrë të sigurt, të thjeshtë dhe me kosto minimale.

Është shumë me rëndësi të kuptohet se teknologjia që përdor Swinto ka buruar nga Kosova. Prandaj, është e rëndësishme të kuptohet gjithandej se Kosova ka potencial për të krijuar teknologji të avansuara të cilat mund të depërtojnë në çdo treg duke zgjidhur probleme ditore për njerëzit, pa kosto ose me kosto minimale për ta.

Hapja e llogarisë është tërësisht proces digjital, kurse kompania nuk ngarkon përdoruesin me asnjë komision, qoftë për hapje llogarie, për mirëmbajtje të saj, transfere fondesh brenda dhe jashtë vendit, apo pagesa me QR.

Swinto mund të shkarkohet në AppStore apo Google Play, thjesht duke skanuar Kodin QR më poshtë, kurse info tjera të detajuara gjenden në këtë uebfaqe https://swinto.com, mirëpo dyert e Swinto në Arbëri, afër MiniMax në Prishtinë, janë të hapura për këdo që dëshiron ta shohë kompaninë nga afër dhe të njoftohet me stafin.

QR CODE – SWINTO