Për ty që e ke pasion adrenalinën – Motori Polaris Sportsman me super çmim!

Pasioni për motorët dhe sportet ekstreme është në rritje çdo ditë e më shumë, e për të gjithë ju që jeni të pasionuar dhe i pëlqeni shumë sportet ekstreme dhe motorët, vjen modeli i ri i motorëve automatik dhe me 4 rrota, Polaris Sportsman 570 ATV Offroad, një model që ofron adrenalinë dhe siguri në të njëjtën kohë sa herë e vozitni këtë motor.

Ky model ka dukshëm më shumë përmirësime nga modelet paraprake të Polaris, rrotat e përshtatshme dhe gomat e thepisura e bëjnë këtë motor mjaft praktik për terrene të vështira malore, me amortizerët të cilët janë të mbështjellë nuk krijojnë ndonjë zhurmë kërcitjeje dhe nuk  lejojnë baltën, guralecët, dhe ujin ta pengojnë punën e këtij motori gjatë vozitjes.

Motori Polaris Prostar i sjell 44 kuaj fuqi duke e bërë edhe më të shpejtë këtë motor dhe nuk ka shumë rëndësi se a jeni duke tërhequr diçka apo jeni duke e ngjitur ndonjë pjerrtësi të madhe, motori juaj nuk do të ndalet falë kësaj fuqie.

E një veçanti e këtij modeli është kapaciteti i madh i tij dhe që nuk krijon shumë zhurmë gjatë vozitjes.

Offroad Motors e sjell Polaris Sportsman 570 ATV me çmim nga 13,150 në 10,350 euro, pra me plot 2,800 euro zbritje, dhe gjithashtu vjen edhe me mundësi financimi përmes bankës.

Krejt informatat i keni po tash pyesni se ku me gjete këtë super motor? Eh ku tjetër pos në Offroad Motors!

Artikull i sponzorizuar