Senati i UP-së lehtëson procedurat e emërimit të komisioneve vlerësuese për staf akademik

Senati i Universiteti të Prishtinës ka marrë vendim të tejkalojë vështirësitë e konkurseve për emërim të stafit akademik.

Rektori i Universiteti të Prishtinës, Naser Sahiti, tha se marrja e këtij vendimi erdhi pas disa vështirësive me komisione vlerësuese dhe lindja e konflikteve që po e bën UP-në pjesë të proceseve gjyqësore duke i dëmtuar imazhin.

“Me qëllim të evitimit të këtyre vështirësive dhe konflikteve me gjyq, do krijojmë lehtësira për tejkalim të këtyre vështirësive”, tha Sahiti.

Vendimi vlen për rastet si në vijim:

– Në rastet kur dega për çfarëdo arsye dështon të formojë komision, këtë ka të drejtë ta bëj këshilli.

– Nëse departamenti për çfarëdo arsye nuk sjell propozim për emërim të komisionit vlerësues ose plotësim të komisionit vlerësues, kjo e drejtë ushtrohet nga këshilli i njësisë akademike.

– Nëse edhe këshilli dështon, kompetenca për emërim të komisionit bartet tek Senati.

– Ky vendim hyn në fuqi nga dita e miratimit dhe vlen për të gjitha rastet në proces.