Aksident i rëndë këmbësori goditet nga dy makina

Një aksident komunikacioni ka ndodhur në udhëkryqin mes bulevardit “Aradhat Partizane” dhe “Klimenti i Ohrit” në Shkup, ku një këmbësor ka marrë lëndime të rënda, raporton TV21. Sipas dëshmitarëve, këmbësori ka qenë duke qëndruar në rrugë për të kaluar korsinë dhe papritur është goditur nga dy makina dhe më pas është përplasur në një shtyllë elektrike. Jozyrtarisht mësohet se personi i lënduar nga aksidenti është në rrezik për jetë.