Zbulimi i DNK, 8 Mijë të Pafajshëm në Burg

 Emisioni “Drejtësia në Kosovë”, ka zbuluar njërin nga skandalet më të mëdha të sistemit të drejtësisë që nga paslufta. Reportazhi i cili transmetohet të premten nga ora 22:30 ju sjell detaje për burgosjen në kundërshtim me Kushtetutën e vendit të mbi 8 mijë qytetarëve të Kosovës të cilët janë dënuar për kundërvajtje.

Hulumtuesit e “Drejtësia në Kosovë”,  kanë zbuluar se vendimet e gjykatave për t`i dërguar në burg qytetarët që kanë kryer kundërvajtje janë në kundërshtim me Nenin 29 të Kushtetutës.

I pyetur për këtë çështje, kryetari i Gjykatës Supreme të Kosovës, Fejzullah Hasani, ka pranuar se shqiptimi i dënimeve me burgim për kundërvajtje paraqet shkelje të të drejtave kushtetuese.  Ai i ka bërë përgjegjës një varg institucionesh të vendit, të cilat sipas tij nuk u kujdesën që të zbatojnë normat kushtetuese kur kanë dënuar me burgim rreth 8 mijë qytetarë.

Në intervista të tjera të dënuar për kundërvajtje rrëfejnë përvojat e tyre, ndërsa drejtues institucionesh shpjegojnë arsyet të cilat shkaktuan këtë skandal.

Në pjesën e dytë të emisionit “Drejtësia në Kosovë” sjell detaje nga aksionet e policisë në shkatërrimin e plantacioneve të kanabisit në rrethin e Podujevës. “Drejtësia në Kosovë” transmetohet çdo të premte nga ora 22:30 dhe repriza të hënën në mesditë.