Shënohet Dita Ndërkombëtare e Infermierisë

Për nder të Ditës Ndërkombëtare të Infiermerisë, Kolegji Heimerer dhe Instituti i Evropës Juglindore për Politika Shëndetësore dhe Sociale, sot organizojnë Konferencën e Parë Ndërkombëtare të Infermierisë.

Tema e këtij viti do të jetë “Infermieria, zëri që udhëheqë – shëndeti e drejtë njerëzore”.

Referuar temës dhe motos qe vendos ICN dhe një organizim i tillë do të shërbejë si një platformë për prezantimin dhe diskutimin e hulumtimeve inovative të bazuara në fakte mbi çështjet që mbizotërojnë në sektorin shëndetësor gjatë viteve të fundit.

Kjo është një ngjarje vjetore, e cila përfshin një spektër të larmishëm të çështjeve që kanë të bëjnë me shkencat shëndetësore.

11 Maj 2018 - 07:33

Naim Krasniqi 11/05/2018 - 07:33
NDËRVEPRIMI0
Prishtina Insight
NA NDIQNI

Send this to a friend