Kryesia e Kuvendit - Foto: KALLXO.com

Kryesia Mban Mbledhjen e Radhës

Kryesia e Kuvendit të Republikës së Kosovës sot pritet të mbaje mbledhjen e radhës me disa pika të rendit të ditës. Një nga pikat e rendit te ditës është edhe Interpelanca e Kryeministrit Ramush Haradinaj, sipas kërkesës së Grupit Parlamentar të Lidhjes Demokratike të Kosovës, për ta informuar Kuvendin në lidhje me gjuajtje me armë nga z. Dardan Gashi, zëvendëskryeministër dhe ministër i Diasporës dhe Investimeve Strategjike.

PIKAT E RENDIT:

  1. Miratimi i procesverbaleve nga mbledhjet e mëparshme,
  2. Përgatitjet për seancë plenare:
  3. Pikat e papërfunduara nga Seanca plenare e mbajtur më 14 dhjetor 2017:
  4. Votimi i Raportit të Institucionit të Avokatit të Popullit për vitin 2016,
  5. Shqyrtimi i Raportit vjetor të Fondit të Kursimeve Pensionale të Kosovës për vitin 2016,
  6. Shqyrtimi i kërkesës së Fondit të Kursimeve Pensionale të Kosovës për miratimin e taksave vjetore për vitin 2018,
  7. Formimi i Komisionit Ad-hoc për përzgjedhjen e kandidatëve për anëtarë të Bordit të Radiotelevizionit të Kosovës,
  1. Formimi i Komisionit Ad-hoc për përzgjedhjen e kandidatëve për një (1) anëtar të Bordit për Ankesa.
  2. Përgatitjet për seancë plenare të radhës:
  3. Koha për deklarime jashtë rendit të ditës,
  4. Koha për pyetje parlamentare,
  5. Miratimi i procesverbalit nga seanca e mëparshme,
  6. Interpelanca e Kryeministrit Ramush Haradinaj, sipas kërkesës së Grupit Parlamentar të Lidhjes Demokratike të Kosovës, për ta informuar Kuvendin në lidhje me gjuajtje me armë nga z. Dardan Gashi, zëvendëskryeministër dhe ministër i Diasporës dhe Investimeve Strategjike,
  7. Shqyrtimi i Propozim-rezolutës për miratimin e objektivave për zhvillim të qëndrueshëm – Agjenda 2030 për Kosovën,6. Shqyrtimi i parë i Projekt Kodit të Drejtësisë për të Mitur,
  8. Shqyrtimi i parë i Projektligjit për kontrollin e brendshëm të financave publike,
  9. Shqyrtimi i parë i Projektligjit për parandalimin e konfliktit të interesit në ushtrimin e funksionit publik,
  10. Shqyrtimi i parë i Projektligjit për Trajtimin e Ndërtimeve pa Leje,
  11. Shqyrtimi i parë i Projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr.04/L-034 për Agjencinë Kosovare të Privatizimit, i ndryshuar dhe plotësuar me Ligjin nr.04/L-115 dhe me Ligjin nr.05/L-080,
  12. Shqyrtimi i parë i Projektligjit për Azil,
  13. Shqyrtimi i Raportit vjetor të Autoritetit Rregullator të Komunikimeve Elektronike dhe Postare për vitin 2016,
  14. Shqyrtimi i Raportit vjetor të Agjencisë së Statistikave të Kosovës për vitin 2016,
  15. Shqyrtimi i Strategjisë së Energjisë të Republikës së Kosovës 2017-2026,
  16. Zgjedhja e një (1) kandidati për anëtar jo-ekzekutiv të Bordit të Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës,
  17. Zgjedhja e 5 (pesë) zëvendësve të Avokatit të Popullit.

III. Shqyrtimi i propozimeve dhe kërkesave.