Plagosje e Dyfishtë Pas Lojës së Futbollit

Sipas policisë këta dy persona janë plagosur me armë zjarri nga një tjetër person, kur loja e futbollit kishte përfunduar.

Sipas policisë, sulmi ka ndodhur rreth orës 20:30, në rrugën Xhavit Syla dhe i dyshuari për plagosjen është arrestuar.

“Është arrestuar i dyshuari pasi që i njëjti pas një mosmarrëveshjeje të njëjtit i ka plagosur me armë zjarri,” njofton policia e Kosovës.

Policia në njoftim gjithashtu bën të ditur se viktimat janë jashtë rrezikut për jetë dhe janë dërguar në QKMF në Suharekë për tretman mjekësor.