Nis Seanca pas Shtyrjes 10 Minutëshe

Mungesën e kuorumit e konstatoi kryetari i Kuvendit Kadri Veseli.

Sipas Veselit në sallë ishin vetëm 52 deputetë nga 120 sa i ka Kuvendi i Kosovës.

Duke parë mungesën e kuorumit, veseli ironizoi duke përmendur opozitën.

“I përshëndesim opozitën me 52 vetë. S’kanë pasë nevojë të të shkretit me hedh lotsjellës,” tha Veseli duke qeshur.

Ai paralajmëroi se nëse pas dhjetë minutave nuk ka kuorum, seanca do të shtyhet për nesër.

Pastaj u betua deputetja e re Mirjeta Kalludra që zëvendësoi Teuta Sahatqijan që la detyrën e deputetes për të qenë konsulle në New York.

Aktualisht ne Kuvend po votohet për një anëtar të Bordit të RTK-së. Kandidatë për këtë pozitë janë Elif Tokmak dhe Agim Rifat.

Elif Tokmak u zgjodh anëtare e Bordit të RTK-së pasi mori 49 vota, ndërsa kundërkandidati i tij Agim Rifat mori vetëm 9 vota.

votimi