Presidenti i ShBA-së, Donald Trump, u telefonon liderëve botërorë - Foto: Facebook

Trump arrin në Korenë Jugore

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump sot arriti në Korenë Jugore, vendi i dytë nga turneu i tij 12 ditor në Azi. Koreanojugorët parashikojnë se vizita shtetërore e Trumpit mund t’i forcojë tensionet me liderin e Koresë Veriore Kim Jong-un, i cili nuk heq dorë nga synimi që vendi i tij të krijojë armë bërthamore, që do të mund ta godasë territorin e SHBA-së.

Trump do të realizojë takim me presidentin e Koresë Jugore, Mun Xhae-in.

Për shkak të vizitës, siguria në vend është në nivel më të lartë. Trump paraprakisht e vizitoi Japoninë ku realizoi takim me mbretin japonez, Akihito dhe kryeministrin, Shinxo Abe.

Gjatë vizitës me Abe, ai bisedoi për krizën me Korenë Veriore, si dhe për çështje tjera bilaterale.

Trump në kuadër të turneut 12 ditor në Azi, përveç Japoninë dhe Korenë Jugore do t’i vizitojë edhe Kinën, Vietnamin dhe Filipinet, ku me liderët e atyre vendeve do të bisedojë edhe për politikën e koordinuar ndaj Koresë Veriore.