Weibo do t’i shfaqë IP adresat për ta parandaluar 'sjelljen e keqe'

Weibo, “homologu” kinez i Twitter, i informoi përdoruesit se do të fillojë të postojë faqe IP në profilet e tyre dhe me komente që ata i bëjnë në një përpjekje për ta parandaluar “sjelljen e keqe” në internet. Lëvizja e Weibo ka ngjallur debate të nxehta dhe disa përdorues janë shqetësuar.

“Çdo adresë IP duket se po ju pëshpërit në vesh, “Kujdes”, ka shkruar përdoruesi Misty.

Të tjerë, megjithatë, thanë se i mbështesin masat e imponuara në dritën e dezinformatave të lidhura me Covid-19.

“Veçanërisht në një kohë kur situata e Covid-19 është ende serioze, zbulimi i shpejtë i IP-së mund ta zvogëlojë në mënyrë efektive incidencën e përmbajtjeve të neveritshme të postuara nga krijuesit dhe përhapësit,” shkroi një përdorues i UltraScarry.

Weibo, e cila ka më shumë se 570 milionë përdorues aktivë në muaj, tha se adresat IP të përdoruesve do të shfaqen nën cilësimet e reja që hynë në fuqi këtë javë dhe të cilat përdoruesit nuk mund t’i çaktivizojnë.

Për përdoruesit në Kinë, platforma do ta shfaqë provincën ose komunën nga e cila publikojnë. Për ata që përdorin Weibo jashtë vendit, do të shfaqet vendi i adresës IP të përdoruesit.

Cilësimet janë krijuar për ta “reduktuar sjelljen e pahijshme”, të tilla si keqinterpretimi i njerëzve të përfshirë në tema të nxehta dhe keqinformime keqdashëse, dhe për ta “siguruar vërtetësinë dhe transparencën e përmbajtjes që përhapet”, thuhet në deklaratë.

“Weibo ka qenë gjithmonë e përkushtuar për ta ruajtur një atmosferë të shëndetshme dhe të denjë debati dhe për t’i mbrojtur të drejtat dhe interesat e përdoruesve për ta marrë shpejt informacion real dhe efektiv”, thuhet në deklaratë.

Efektet e rregullave të reja janë tashmë të dukshme poshtë njoftimit, pasi mijëra komente të përdoruesve mbajnë një etiketë shtesë që tregon provincën ose komunën e adresës IP të përdoruesit.

Muajin e kaluar, Weibo tha se do të fillojë me testimin e këtyre cilësimeve te disa përdorues si përgjigje ndaj dezinformatave në lidhje me luftën ukrainas-ruse./tportal.hr

Përgatiti: Nuhi Shala