Basketboll, Bashkimi e deklason Dritën - VIDEO

Bashkimi ka shënuar fitore me rezultat të thellë 105:54, ndaj Dritës në kuadër të xhiros së shtatë në xhiron e shtatë në Superligen e Kosovës në basketboll.

Skuadra nga Prizreni e dominoi takimin prej fillimit deri në fund.

Prizrenasit e mbyllën çerekun e parë me shifrat 22:10.

Loja e mirë e vendasve vazhdoi edhe në 10 minutëshin e dytë duke e fituar me shifrat 30-18, për të shkuar në pushim me shifrat 53:28.

Në çerekun e tretë Bashkimi e uli intensitetin e lojës duke u zhvilluar një lojë e barbarta me shifrat 21:20.

10 minutëshi i fundit i takoi në tërësi vendasve të cilët e fituan me shifrat 32:6, për rezultatin përfundimtar 105:54.