Kombëtarja e Shqipërisë Foto: FShF

11-shja e Shqipërisë përballë Spanjës

Federata Shqiptare e Futbollit ka publikuar formacionin startues ndaj Spanjës.

Në portë vazhdon të mbetet i paprekur portieri Strakosha.

Në vijën e mbrojtjes, Silvinjo ka vendosur që të mos startojë me Elseid Hysajn, por me Balliun në krahun e djathtë. Ndërsa dy qendër mbrojtësit Gjimshiti, Ajeti dhe dhe anësori i majtë, Mitaj kanë mbetur të njëjtin si nga ndeshja kundër Kroacisë e Italisë.

Në mesfushë vazhdojnë treshja e njëjtë sikundër Kroacisë me Ylber Ramadanin, Kristian Asllanin dhe Qazim Laçin.

Njëjtë Silvinjo i ka besuar edhe treshes sulmuese, me Jasir Asanin në të djathtë, Nedim Bajramin në të majtë dhe në qendër të sulmit, Rej Manaj.

Në rast të fitores ndaj Spanjës, Shqipëria lehtësisht mund të kaloj fazën e grupeve.