
Ilustrim: Kosova Irlanda e Veriut foto FFK
Kosova ndalet në Izrael, e dyta në grup
Ekipi kombëtar i Kosovës është ndalur me barazim në “Bloomfield Stadium” të Tel-Avivit ndaj Izraelit.
Në një ndeshje të luftuar e me raste të shumta nga dy ekipet, Kosova nuk ka arritur më shumë se 1 pikë në ndeshjen hapëse për kualifikimet për Evropianin 2024.
Kosova kaloi e para në epërsi në minutën e 36 pas një topi të vjedhur në mesfushë nga Vedat Muriq e që përfundoi në portën e Izraelit pas autogolit të Dasa.
4 minuta pasi kishte nisur pjesa e dytë, Rashica shënoi për 0:2, por goli u anulua nga VAR, pasi Rashica kishte prekur topin me dorë pak para se ta fuste topin në portë.
Ndërsa në minutën e 56, Izraeli arriti të barazoj pas një topi të humbur në mesfushë nga Dresheviq.
Kosova pati raste të mira, sidomos në minutat e fundit me Rashicën e Zenelin, por asgjë më shumë se 1 pikë.
Grupin I momentailisht po e udhëheq Zvicra me 3 pikë, pas fitores 0:5 ndaj Bjellorusisë.
Ndërsa Kosova renditet në vendin e dytë, bashkë me Izraelin me nga një pikë, që gjendet në vendin e tretë.
Në 20:45, pritet të luhet ndeshja Andorra – Romania që gjenden në këtë grup.
Të martën, Kosova pret në “Fadil Vokrri”, Andorrën.