Dorentina Qerimi, mjeshtrja e parë e veturave

Një 23-vjeçare nga Ferizaj punon si automekanike me babanë e saj që shtatë vjet.

Gjatë gjithë punës asaj i është thënë se kjo punë është për burra.

“Më herët i kam ndihmuar babait me çelësa, derisa kam marrë besimin në vete për të bërë unë diçka », thotë Dorentina Qerimi.

Ajo tregon se myshterinjtë nuk kanë besuar në punën e saj dhe nuk janë ndjerë rehat. Por, me kalimin e kohës, ata vetëm Dorentinën e kërkojnë.

Dorentina thotë se ndihet shumë mirë me këtë profesion.

Ajo thotë se sa ishte në shkollën teknike të Ferizajt, shokët e shoqet e klasës si dhe drejtoria e profesorë I kanë thënë se nuk është profesion për të.

Ëndërr e Dorentinës është të ketë një punëtori të saj.

Pasi mbaron punën në si automekanike, pasdite ajo punon edhe si banakiere në një restorant në Ferizaj./REL