Ilaçet po zhduken nga farmacitë e Bullgarisë për shkak se tregtarët i marrin për t'i shitur jashtë vendit. Foto: Iliana Kirilova

Ministria e Shëndetësisë mori nga Japonia mbi 12 mijë tableta "Favipiravir" për pacientët me COVID-19

Ministria e Shëndetësisë ka marrë nga Japonia 12.200 tableta të ilaçit “Favipiravir” për trajtimin e pacientëve me COVID-19, pasi që ky bar ka treguar efekt të mirë te pacientët e infektuar me coronavirus.

Aktualisht Klinika Infektive në QKUK është e furnizuar me “Favipiravir” por jo edhe me “Remdesivir”.

“Favipiravir” dhe “Remdesivir” janë duke u përdorur për trajtimin e pacientëve me coronavirus pasi që kanë treguar efekt të mirë te pacientët.

“’Favipiravir’ ka pasë Klinika Infektive, sepse MSh ka marrë nga Japonia 12.200 tableta të këtij ilaçi për trajtimin e pacientëve me COVID-19”, thuhet në një përgjigje nga MSh për KALLXO.com.

Tutje thuhet se Ministria e Shëndetësisë ka dërguar kërkesë për prokurim në vendet e Bashkimit Evropian për furnizim me “Remdesivir” dhe “Favipiravir”.

“Për të dy këto produkte Kosova ka dërguar kërkesën për prokurim të përbashkët me vendet e BE-së”, konfirmon Ministria

Kujtojmë se një ampulë e barit “Remdesivir” në Kosovë është duke u shitur 180 deri 200 euro dhe në rast se pacienti ka nevojë për 10 ampula qytetarit do t’i kushtojnë 1,800 euro ose 2,000 euro.

Në anën tjetër Ministria e Shëndetësisë është në pritje për furnizim më këtë bar, ndërsa “Favipiravir” është duke u shitur 75 euro edhe pse QKUK është e furnizuar me të.

Numri i rasteve pozitive me coronavirus ka tejkaluar shifrën mbi 30 mijë, përderisa 849 kanë vdekur.

Coronavirusi i ri, i cili shkakton sëmundjen COVID-19, bartet nga një person te tjetri përmes stërpikave të cilat përhapen në ajër përmes të folurit, kollitjes apo teshtitjes.
Ky virus nisi të përhapet në fund të vitit të kaluar.

Bartja e maskave, mbajtja e distancës sociale prej së paku 1.5 metra dhe higjiena personale janë mënyra më e mirë për mbrojtje nga infeksioni COVID-19.

Në Prishtinë lulëzon biznesi me ilaçet për coronavirus, çmimet deri në 2 mijë euro