Numri i të infektuarve me COVID-19 në Kosovë shkon mbi 30 mijë

Për tetë muaj, Kosova ka regjistruar 30.495 raste me COVID-19, ndërsa ka shënuar 849 vdekje si pasojë e infeksionit.

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike sot ka njoftuar se në nivel vendi janë resgjistruar 690 raste të reja me coronavirus, brenda 24 orëve janë shënuar 13 raste të vdekjeve.

Në anën tjetër Ministria e Shëndetësisë së Kosovës ende nuk ka aplikuar për vaksinë për COVID-19 përderisa shumë vende në botë kanë filluar të rezervojnë këtë vaksinë për qytetarët e tyre.

Ilaçi i cili ka treguar efekt të mirë tek pacientët me coronavirus, Remdesiviri është duke u shitur me një kosto të lartë nëpër barnatoret e Kosovës, qytetarët janë duke blerë 180 deri 200 euro një ampullë Remdesivirë pasi që QKUK dhe shtatë spitalet rajonale nuk janë të furnizuara.

Kosova gjithashtu është duke u rrezikuar edhe nga numri i ulët i mjekëve pasi që 20% e tyre janë infektuar me COVID-19.

Në Prishtinë lulëzon biznesi me ilaçet për coronavirus, çmimet deri në 2 mijë euro