Ilustrim

Të infektuarit me COVID në 24 orët e fundit në Shqipëri

Ministria e Shëndetësisë në Shqipëri ka bërë të ditur se në 24 orët e fundit kanë ndërruar jetë edhe 4 qytetarë të prekur me Coronavirus. Ndërkohë, rastet e reja janë 102.

Kurse në 24 orët e fundit janë shëruar 50 pacientë, raporton A2.com.

Katër viktimat e fundit janë një 43 vjeçar nga Kamza, pa sëmundje të tjera, i intubuar dhe në gjendje të rëndë prej disa ditësh nuk ka mundur të mbijetojë më gjithë përpjekjet e mëdha të stafit mjekësor. E kanë humbur betejën me virusin e rrezikshëm edhe një 60 vjeçar nga Shkodra, një 64 vjeçar nga Durrësi në Spitalin Infektiv dhe një 61 vjeçar nga Tirana në Spitalin ‘Shefqet Ndroqi’, me sëmundje bashkëshoqëruese.

Në total në Shqipëri janë testuar 25,107 persona, nga këto testime në total janë 4,008 raste pozitive me 2,264 të shëruar.

Raste aktive në Shqipëri janë 1631, ndërsa deri më sot janë shënuar 111 viktima.

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas Komunave është kjo:  Tiranë 774, Durrës 207 , Shkodër 193 ,Vlorë 102 ,Lezhë 85 ,Kukës 50 , Korçë 53 , Berat 38 , Elbasan 46, Fier 38, Gjirokastër 21, Dibër 24.//A2