Arkiv: Dialogu Kosove - Serbi

Presidenti Thaçi mban konferencë për gazetarë para nisjes për në Bruksel

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, pas ftesës së Përfaqësueses së Lartë të BE-së, Federica Mogherini, për takimin e ri në Bruksel me Serbinë do të mbajë një konferencë për media sot në ora 10:00.

Takimi i Thaçit me presidentin e Serbisë Aleksandar Vuçiq do të ndodhë me 24 qershor në Bruksel. Në takimin e tyre do të diskutohet për marrëveshjet e deritashme dhe për hapat e ardhshëm Dialogu Kosovë-Serbi në nivel presidentësh.

Që të dy presidentët kanë konfirmuan pjesëmarrjen në takimin në Bruksel, të ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian.