Përfaqësuesi i invalidëve të UÇK-së në Gjilan, arrestohet në Maqedoni

Afrim Rexhepi Kryetar i Shoqatës së Invalidëve të UÇK-së në Gjilan është arrestuar nga autoritet Maqedonase.Lajmi për arrestimin e tij është kumtuar nga kryetari i Gjilanint Lutfi Haziri.“Me shqetësim e mora lajmin për arrestimin e kryetarit të Invalidëve të UCK’së, dega në Gjilan, Afrim Rexhepi nga Policia e Maqedonisë. Kërkojmë lirimin e menjëhershëm të tij!”ka shkruar Haziri. Kallxo.com ka tentuar të kontaktoj me zyrtarë të Ministrisë së Punëve të jashtme për të kuptuar arsyet e arrestimit po kontakti me ta ka qenë i pamundur.