Zyrtare: Llapi përforcohet me futbollist nga Belgjika (FOTO)

Llapi ka vazhduar me përforcimin e skuadrës në mënyrë që të jetë e gatshme për sezonin e ri.

Skuadra e drejtuar nga Tahir Batatina, sot e ka zyrtarizuar futbollistin Emir Umitin nga skuadra belgjikë SC Chatelet.

Umiti është vetëm 19 vjeçar dhe ka nënshkruar kontratë dy vjeçare.

Në njoftimin e Llapit thuhet se këtë transferim ia mundësoi menaxheri i Vedat Muriqit, Rrahman Kice.

Më poshtë mund të shihni njoftimin e plote të Llapit.