Rivaliteti Messi- Ronaldo në Champions League

Ishte radha e Lionel Messit për të marrë vëmendjen në Ligën e Kampionëve të mërkurën mbrëma, pas paraqitjes fantastike të Cristiano Ronaldos në ndeshjen kundër Atleticos.

Messi iu përgjigj Ronaldos, me një performancë të shkëlqyeshme të tij për Barcelonën, duke shënuar dy herë e duke asistuar po dy herë, në fitoren 5-1 në Camp Nou, shkruan Sky Sport.

Qëllimi i Messit këtë sezon, është të shënoj për të 11-in vit radhazi 35 gola, por paraqitja e Ronaldos kundër Atleticos, ia nënvizoi atij statusin e mbretit të Champions League.

Portugezi është golashënuesi më i mirë i garës me 124 gola në 160 ndeshje, duke e vënë atë në mënyrë të qetë përpara Messit, i cila ka shënuar 108 gola në 131 paraqitje.

Ronaldo gjithashtu ka fituar pesë trofe të Championsit, kundrejt Messit që ka fituar katër, duke nënkuptuar që Cristiano synon të bëhet lojtari i parë që fiton gjashtë herë garën më prestigjoze për klube në Evropë.

Interesant është që Messi në fakt është përpara Ronaldos në aspektin e minutave për gol në Ligën e Kampionëve, duke shënuar një gol në 100 minuta, në krahasim me 112 minutat e portugezit.

Sa i përket hat-trickave, të dy i kanë nga tetë të tillë, por Ronaldo i ka katër në fazën e eliminimit direkt, ndërsa Messi i ka vetëm dy.

Rivaliteti i tyre në Champions League do të vazhdojë, me Juventusin dhe Barcelonën që do ta mësojnë fatin e tyre në çerekfinale, ku të premten do të hidhet shorti në orën 11:00.

Një gjë është e sigurt, një përballje në Ligën e Kampionëve midis këtyre dy titanëve, do të qetësonte “oreksin” e çdo tifozi të futbollit në botë.