Rakitic mund të largohet nga Barcelona

Mesfushori kroat Ivan Raktic mund të largohet nga Barcelona në fund të sezonit.

Mesfushori kroat e ka lënë derën hapur për një largim të tij.

Sipas gazetës spanjolle “Sport”, agjenti i Rakiticit e ka pranuar se kroati mund të largohet nga ‘Camp Nou’.

Rakitic u transferua në Barcelonë nga Sevilla në verën e vitit 2014 për 20 milionë euro.