Rakitic në shënjestër të Manchester Unitedit dhe Chelseat

Ivan Rakitic po ka probleme që ta nënshkruajë kontratën e re me Barcelonën dhe me t’u publikuar ky lajm në mediet ndërkombëtare disa skuadra kanë shprehur interesim për të.

Sipas gazetës “Sport”, Manchester United dhe Chelsea kanë vënë kontaktet për mesfushorin e Barcelonës.

Për Rakticin më herët kanë shprehur interesim edhe Bayern Munich dhe Juventus, por vet mesfushori ka deklaruar para disa javëve se dëshiron që një ditë të luajë në Premierligë.

Barcelona për ta lënë të lirë kroatin dëshiron 65 milionë euro.

Rakitic u transferua në Barcelonë nga Sevilla në vitin 2014 për 20 milionë euro.