Rahoveci e mposht Yllin dhe kualifikohet në finale të play – off-it (FOTO)

KB Rahoveci e ka shënuar edhe fitoren e tretë radhazi duke e mposhtur Yllin me rezultat 84-70, në kuadër të ndeshjes së tretë të gjysmëfinales së fazës së play-off-it.

Kështu Rahoveci do të luajë në finale me Prishtinën, e cila eliminoi më herët KB Bashkimin.

Ylli u tregua skuadër më e mirë vetëm në çerekun e parë, ndërsa tre çerekët e tjerë i fitoi Rahoveci për ta kompletuar fitoren 84-70.

Lojtari më i mirë te Rahoveci ishte Frederik Richardson me 35 pikë.

Kurse te Ylli më i miri ishte Bamballe Osby me 22 pikë.