Prishtina shënon fitore të lehtë ndaj Trepçës ‘89 (Foto)

Prishtina ka shënuar një fitore të lehtë ndaj Trepçës ‘89, me rezultat 3-0, në kuadër të xhiros së 32-të në Superligë.

Pjesa e parë përfundoi me rezultat 0-0.

Në pjesën e dytë Prishtina u tregua më e vëmendshme duke i shënuar tre gola.

Për golin e parë u përkujdes Gauthier Mankenda në minutën e 47’.

Golin e dytë e shënoi Basit Khalid në minutën e 67’ pas një superasistimi nga Armend Thaqi.

Marjo Morina e shënoi golin e tretë ne fundin e ndeshjes.

Pas kësaj fitoreje Prishtina pozicionohet në vendin e dytë me 75 pikë, dy më pak se Feronikeli.

Ndeshjen e fundit Prishtina e luan si mysafir ndaj Feronikelit.