Myanmar National Airlines made an emergency landing on its nose after its gear failure, according to a statement released on its facebook page.

Piloti ateron aeroplanin pa rrotën e përparme

Një pilot në Mianmar po lartësohet si hero pasi arriti ta aterojë një aeroplan të dielën vetëm me rrotat e pasme, pasi që marshi i aterimit të aeroplanit të udhëtarëve dështoi, raporton CNN.

Fluturimi 103 i Myanmar Airlines po vinte nga Yangon në Mandalay kur piloti e zbuloi problemin.

Në një deklaratë, kompania tha se kapiteni Myat Moe Aung “ndoqi procedurat emergjente dhe bëri që karburanti të digjej për ta zvogëluar peshën e aterimit”, para se ta hedhë aeroplanin në rrotat e veta, duke e zvogëluar me kujdes peshën në pjesën e përparme në pistë në të cilën ra 25 sekonda para se të ndalej.

Nuk pati viktima ose të lënduar nga incidenti, tha kompania.

Video brenda aeroplanit tregon tymin duke u ngritur nga brendia përderisa udhëtarët shtyheshin për të zbritur.