Kosova barazon me Ishujt Faroe, ruan pozitën e parë në grup

Ishujt Faroe kanë arritur t’i ndërpresion Kosovës serinë e fitoreve në kuadër të Ligës së Kombeve. Ndeshja ka përfunduar me rezultat 1:1.

Djemtë e Bernard Challandes e nisën mirë takimin, ku në minutën e nëntë kaluan në epërsi me supergolin e Milot Rashicës.

Pjesa e parë përfundoi me epërsinë e Kosovës si me rezultat ashtu edhe në përqindjen e posedimit të topit.

Ndërsa pjesa e dytë nisi keq për “Dardanët”, ku në minutën e 51-të vendasit barazuan rezultatin me anë të Rene Joensen.

Pas minutës të 51-të Kosova tentoi ta rikthej rezultatin, por nuk ia arriti këtij qëllimi pasi vendasit u mbrojtën mirë dhe tentuan të sulmojnë me kundersulme.

Kosova edhe pas këtij barazimi e ruan vendin e parë me 8 pikë, në vendin e dytë është Azerbejgjani me 6 pikë.

Ndeshjen e ardhshme Kosova e luan ndaj Maltës si mysafir me 17 nëntor.