Gary Neville: Bordi i United nuk ka lidhje me futbollin

Humbjen e Manchester United e kanë përjetuar rëndë fansat e kësaj skuadra, por jo vetëm fansat, pasi duket se humbjen nuk e kanë kapërdirë edhe ish-lojtarët e Unitedit.

Legjenda e Manchester Unitedit, tani analist i futbollit, Gary Nevill, ka folur pas humbjes së Manchester Unitedit nga Liverpoolit me rezultat 3-1.

Ai i ka akuzuar drejtuesit e Manchester Unitedit se nuk kanë lidhje me futbollin.

“Bordi i United nuk kanë lidhje me futbollin dhe aty duhet dikush që merr vesh në këtë lëmi”, ka thënë Neville.