Fotogaleri: Liqeni i Badovcit pas reshjeve

Njëri nga ujëmbledhësit më të mëdhenjtë të Prishtinës liqeni i Badovicit ka arritur nivelin maksimal të ujit.

Pas reshjeve të fundit portat e liqenit kanë nisur zbrazjen e ujit të tepërt. Në fundjavë në vend pati reshje të shumta të shiut dhe stuhi breshëri të cilat kanë rritur nivelin e lumenjve dhe rrjedhimisht edhe nivelit të liqeneve akumuluese. Liqeni përpos ujit të pijes shfrytëzohet edhe për rekreacion dhe peshkim. Shoqata e peshkatarëve tashmë ka njoftuar se në zonë nuk do lejohet peshkimi i Krapit deri në muajin qershor.