Flokë të dobët e të hollë? Ja si t’i trajtoni

Nëse keni flokë të dobët e pa jetë, kemi një zgjidhje natyrale që do t’ju ndryshojë pamjen Është shumë e lehtë për t’u përgatitur dhe një alternativë që nuk përmabn as toksina e as kimikate por veç lëndë ushqyese.

Përbërësit:

1 e bardhë veze

1 banane 100 ml

birrë

2 lugë mjaltë (50g)

Përgatitja: Vendosim të bardhën e vezës në një tas dhe e përziejeni për një ose dy minuta. Bananen e shtypim në formë pureje dhe e përziejme me vezën.

Shtojme birrën dhe mjaltin dhe i përziejmë mirë për të përftuar një mase homogjene.

Aplikimi: Përzierja aplikohet që nga rrënja deri te maja. Lihet për dy orë në mënyrë që floku të marrë të gjitha velrat e përbërësve. Përsëriteni maskën dy ose tri herë në javë. Floku do të jetë me shkëlqim dhe i butë; përfitimet e maskës kundër rënies do të jene të dukshme pas disa javësh aplikimi./21 Media