Ernesto Valverde pritet të shkarkohet sot nga posti i trajnerit te Barcelona

Ernesto Valverde pritet të shkarkohet gjatë ditës së sotme nga posti i trajnerit nga Barcelona, shkruan “Mirror.co.uk”.

Valverde në këtë sezon dështoi me Barcelonën që ta fitoj Ligën e Kampionëve dhe Kupën e Spanjës.

Zërat për një largim të mundshëm të tij erdhën pas eliminimit të Barcës nga Liverpooli në Ligën e Kampionëve, pas humbjes turpëruese me rezultat të thellë 4-0.

Barcelona këtë sezon u shpall kampion në La Liga, por siç duket drejtuesit e klubit nuk janë të kënaqur me këtë trofe dhe dëshirojnë largimin e Valverdes.

55 vjeçari spanjoll është trajner i Barcelonës prej vitit 2017, dhe për dy vite qëndrim te blaugranët i ka fituar dy La Liga.