Ilustrim

E bëjnë synet në shtëpi, vdes djali 5 muajsh

Një djalë pesë muajsh ka vdekur pas një rreth-prerje (synet), të realizuar nga prindërit e tij në shtëpi, thuhet në raportet.

Foshnja u dërgua me helikopter në një spital të Bolonjës në Itali të premten, por ai nuk arriti të mbijetojë.

Ai besohet të ketë vdekur në spital më vonë atë natë.

Një hetim për vrasjen është hapur kundër prindërve të djalit, që thuhet të jenë me prejardhje ganeze.