Basketboll, vajzat: Prishtina kampione e Kosovës e mposht Bashkimin në Prizren (Foto)

KB Bashkimi në kategorinë e vajzave është shpallur kampion për sezonin 2018/2019, pasi e ka mposhtur Bashkimin 3-2 me seri në fazën finale të Play – off-it.

Vashat e drejtuara nga trajneri Fidan Shatri, në ndeshjen e pestë të zhvilluar në palestrën “Sezai Surroi” në Prizren kanë fituar me rezultat 76-71.

Koshashënuesja më e mirë në këtë ndeshje ishte Danisha Shaw e Prizrenit me 41 pikë, por as këto shifra magjike nuk i mjaftuan vendasve që të shpallen kampion.

Ndërsa te Prishtina më e mira ishte Saranda Daci me 19 pikë.

.