Foto: Kallxo.com - Ilustrim

Prokuroria Speciale shënjëstron dy raste të reja “Nomada” dhe “Crystal Eagle”

Prokuroria Speciale përmes një komunikate për media ka njoftuar se i ka shënjëstruar edhe dy raste të reja.

Rastet e reja të shënjëstruara janë “Nomada” dhe “Crystal Eagle”.

Në rastin “Nomada”, janë të përfshirë shtatëmbëdhjetë persona, për vepra të ndryshme penale si: Pjesëmarrja ose organizimi i grupit kriminal të organizuar lidhur me veprat penale: Falsifikim i dokumenteve, Rastet e posaçme të falsifikimit të dokumenteve, si dhe veprën penale Kontrabandimi me migrantë.

Ndërkaq, tek rasti i dytë i shënjëstruar nga Prokuroria Speciale, “Crystal Eagle”, janë të përfshirë dhjetë persona, për veprat penale: Pjesëmarrja ose organizimi i grupit kriminal të organizuar lidhur me veprat penale: Falsifikim i dokumenteve, Rastet e posaçme të falsifikimit të dokumenteve dhe veprën penale: Kontrabandimi me migrantë.

Luftimi i rasteve të krimit të organizuar dhe korrupsionit në raportet ndërkombëtare dhe ato vendore ishte evidentuar si problematike, në këtë drejtim, zgjidhja e këtyre rasteve u imponua si kriter nga Bashkimi Evropian, plotësimi i të cilit do t’i hapte rrugë proceseve të integrimit Evropian të Kosovës, e më konkretisht do të përbënte kriterin e fundit për liberalizim të vizave.

Në këtë drejtim lufta kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar u vendos të trajtohej me prioritet të veçantë, duke i shënjestruar ato raste si raste për liberalizimin e vizave.

Lufta kundër korrupsionit dhe rezultatet konkrete në këtë drejtim vazhdon të mbetet pjesë e kushteve të Bashkimit Evropian për liberalizimin e vizave për Kosovën.

Lufta kundër korrupsionit dhe rezultatet konkrete në këtë drejtim vazhdon të mbetet pjesë e kushteve të Bashkimit Evropian për liberalizimin e vizave për Kosovën.