Zjarr në malet e Sharrit, zjarrfikësit nisën për në vendngjarje

Një zjarr është parë sot në bjeshkën “Koretnikut” në Dragash. Lexuesit e KALLXO.com kanë dërguar fotografitë ku shihet tymi ndërsa për në vend ngjarje janë nisur edhe ekipet e zjarrfikësve nga kjo komunë.

Në një prononcim për KALLXO.com, Shehedin Qafleshi nga zjarrfikësit në Dragash ka thënë se zjarri i cili shihet është në një teren të vështirë.

Ai tha se ekipet tashmë janë rrugës për në vendngjarje ndërsa tha se zjarri mund të jetë edhe brenda territorit të Shqipërisë.

“Ekipa e shërbimit të zjarrfikësve të Dragashit është në vendngjarje. Ende nuk kanë mbërri, por shkojnë së shpejti. Zjarri është në një pjesë shumë të pjerrët dhe të pa arritëshme, vetëm ka ndonjë mundësi që disa kilometra me shku në këmbë, të shohim a mundemi a po mundemi me arritë deri te pjesa ku ka zjarr, ka thënë Qafleshi.

“Zjarri është në malin e Koretnikut, ka të ngjarë që mund të jetë edhe në pjesën e Shqipërisë, ka mundësi ende nuk e dimë”, deklaroi ai.

KALLXO.com do të ju mbaj të informuar për këtë ngjarje.